Është ndër projektet më të rëndësishme në Mushtisht të Suharekës.
Kjo rrugë që shërben si unazë e katundit e shtruar më 2022, u bë sebep që të arrestohen dy zyrtarë të komunës, njofton Klan Kosova.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani dhe zyrtari Berat Kabashi, u prangosën të martën pasi dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare në këtë rast me qëllim të përfitimit.
Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi se të dyshuarit kanë përpiluar procesverbale dhe situacione të rrejshme, duke konfirmuar rrejshëm kryerjen e punimeve sipas kontratës.
Këtë i pari i Suharekës, e mohon të ketë ndodhur. Bali Muharremaj shprehet i bindur se s’ka ndodhur asnjë keqpërdorim me projektet në këtë fshat.
Ky thotë se deri tash s’ka marrë asnjë njoftim zyrtar se për çka saktësisht bëhet fjalë.
https://www.youtube.com/watch?v=2qcWqRmZzMw
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.