Zyrtari i Ministrisë së Integrimit Evropian që dyshohej se është i infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.
Dyshimi se një zyrtar i ministrisë që drejtohet nga Blerim Reka mund të rezultojë pozitiv me Covid-19 ishte arsyeja që sot është vetizoluar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti me tërë stafin e tij.
Pasi zyrtari i Ministrisë së Integrimit Evropian rezultoi negativ në testimin për Covid-19, kryeministri në detyrë nga nesër do t'i kthehet punës në zyre.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.