Superliga e Kosovës është e përbërë nga dhjetë klube.
Drita, Ballkani, Prishtina, Malisheva, Gjilani, Prishtina e Re, Ferizaj, Dukagjini, Drenica e Llapi e përbëjnë Superligën e Kosovës për edicionin 2025/26.
Në këto klube, sipas “Transfermarkt”, luajnë 270 futbollistë, me vlerë prej 40,5 milionë euro.
Nga kjo shifër e lojtarëve, 102 lojtarë janë të huaj, apo shprehur në përqindje, i bie 37.8%.
Lojtari më i vlefshëm është Giovanni i Ballkanit, i cili kap vlerën prej 750 mijë euro në tregun e transferimeve.
Mosha mesatare e futbollistëve në Superligën e Kosovës është 25.8 vjet.
Mosha mesatare më e re i përket Prishtinës me 24.6, ndërsa më të vjetrën e ka Llapi me 26.8.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës është Drita, e cila e fitoi titullin e saj të katërt. Prishtina në anën tjetër është klubi më i trofeshëm në Superligë me 11 tituj kampioni./GazetaExpress/








