Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) njoftoi se një transformator në Stacionin e Naltë të Tensionit (NS) Ferizaj 1 ka pushuar së funksionuari, duke shkaktuar ndërprerje dhe reduktime të furnizimit me energji elektrike në zonën e Ferizajt.
KOSTT po merr masa për të ulur ndikimet dhe rivendosur furnizimin e energjisë. Po zhvendosim një transformator të ri nga një stacion tjetër për ta zëvendësuar atë të dëmtuar. Po bëjmë kontrollin dhe përgatitjen e tij për të filluar punën. Pas kësaj, do të marrim hapat e mëtejshëm për të stabilizuar sistemin.
KOSTT i falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke premtuar se po punon për të rivendosur furnizimin e energjisë elektrike sa më shpejtë të jetë e mundur dhe për të minimizuar ndikimet në jetën e përditshme të banorëve në zonën e Ferizajt.








