Presidenca ka njoftuar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për nder të 17 shkurtit, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Në njoftim thuhet se “Në letrat e tyre, liderët kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë”.
Kosova më 17 shkurt shënon 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. /Gazeta Express








