Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça nesër nis kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Pengesa e parë e mitrovicasve është skuadra Kervanos nga Qipro, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 12:00 me kohën tonë lokale.
Nëse "xehetearët" arrijnë të kalojnë këtë kundërshtarë, atëherë do të përballen me Nymburkun e Çekisë.
Trepçës i duhet t'i fitojë këto dy ndeshje pastaj edhe finalen e këtyre kualifikimeve, për të arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se më përpara këtë sukses nuk e ka arritur asnjë skuadër kosovare.
Ky turnir kualifikues do të mbahet në Antalya të Turqisë./Gazeta Express








