folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
Gazeta Express
  • Lajme
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Te tjera
    • Lajme

      ShqipëriMaqedoniFoleja.comImpresum
    • Sport

      BasketbollFutbollSporte tjeraBokseSPORTSEuro 2024
    • OP/ED

      Shkurt e Shqip
    • Rozë

      MuzikeTV/FilmYjet
    ☰

Edicioni

KosovëShqipëriMaqedoni
T7Foleja
T7
Gazeta Express
T7
Foleja
  • Lajme
  • Aktuale
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Op/Ed
  • Roze
  • Shneta
  • Facebook
  • Instagram
  • X
  • YouTube
  • TikTok

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

All rights are reserved, Gazeta Express 2025

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Instant

A do të qëndrojnë partitë e PAN-it në sallë kur të votohet qeveria e re

Arlena Krivenjeva

24 Dhjetor 2019 09:53

Shpërndaje
5min
FacebookTwitterWhatsAppEmail
A do të qëndrojnë partitë e PAN-it në sallë kur të votohet qeveria e re
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Teksa Kurti e Mustafa ende nuk po mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët për koalicionin, edhe në partitë që do të jenë opozitë e qeverisë së re ka paqartësi. Zyrtarë të PDK-së, AAK-së dhe Nismës thonë se ende nuk kanë vendosur se a do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit kur të votohet Qeveria, shkruan Gazeta Express

Të enjten, në orën 15:00, është caktuar që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Edhe pse kur do të mblidhen deputetët e rinj kanë mbetur dy ditë, partitë që kanë paralajmëruar koalicionin, LDK-ja e VV-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Sidoqoftë, për sa kohë që ishin në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje funksionuan bukur mirë kundër PAN-it, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj në qeveri.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Tash, pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, kur kanë ndryshuar rrënjësisht partitë që janë më afër pushtetit, PAN-i me gjasë do t’u hakmerret dy partive që dolën si më të votuarat nga zgjedhjet, duke ia bojkotuar seancën kur do të votohet Albin Kurti për kryeministër.

Një burim nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar për Gazetën Express se një vendim për këtë temë do ta marrin në mbledhjen e partisë, që do të mbahet një ditë para seancës.

Zyrtarisht kreu i kësaj partie ka kritikuar vonimin e krijimit të institucioneve, derisa tha se partia e tij do të qëndrojë në një mandat në opozitë, e do të bëhen zëri i qytetarëve.

Në partinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj në anën tjetër thonë se ende nuk kanë vendosur nëse do të qëndrojnë kur të votohet Kurti, apo se si do të votojnë.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Deputetja Time Kadrijaj ka konfirmuar për Express se një ditë para seancës do të mbahet një mbledhje e grupit parlamentar të Aleancës, për të vendosur se çfarë qëndrimi do të kenë.

“Zakonisht takimet e grupit parlamentar mbahen një ditë para seance, në atë takim vendoset se qysh do të veprojmë”, ka thënë ajo.

Njësoj kanë deklaruar edhe në partinë e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Në Nismën Socialdemokrate bërë të ditur për Express se nuk kanë ende vendim se a do të qëndrojnë në Kuvend kur të votohet për qeverinë e re.

Ky burim brenda kryesisë, ka thënë se një ditë para seancës do të mblidhet kryesia e partisë, derisa aty do të merret vendim për këtë temë.

“Momentalisht nuk kemi qëndrim a do të qëndrojmë në seancë apo jo, por, që ne do të takohemi, po mendojmë me e thirrë mbledhjen e kryesisë me datën 25 në mbrëmje, dhe aty do të marrim vendim”, është bërë e ditur.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Deri më tani, Kurti dhe Mustafa kanë siguruar votat e nevojshme që u duhen për të votuar qeverinë e re.

Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, në rend dite në mbledhjen konstituive të legjislaturës, duhet të përfshihet formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit, të mandatave, pastaj bëhet zgjedhja e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryesimin e mbledhjes konstituive të legjislaturës e udhëheq deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri i zgjedhur. Kësaj radhe seanca do të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, si dhe deputetja tjetër e kësaj partie, Fjolla Ujkani.

Kryesuesi kërkon nga një përfaqësues që të caktohet nga partitë politike në Kuvend për të bërë verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, derisa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

Në mbledhjen konstituive të legjislaturës, Kuvendi nga radhët e veta i zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët. Kryetari dhe nënkryetarët e përbejnë Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar, por, që sipas marrëveshjes VV – LDK, nga detajet që janë zbuluar deri më tani, kjo pozitë do t’i takojë partisë së Isa Mustafës.

“Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës kërkon nga tri grupet më të mëdha parlamentare ta propozojnë nga një kandidat për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. Në përbërje të Kryesisë dhe në trupat e tjerë të punës të Kuvendit respektohet përbërja gjinore e Kuvendit. Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës kërkon nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe nga deputetët, që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë, ta propozojnë nga një kandidat për nënkryetar të Kuvendit. Nënkryetarët, sipas kësaj pike, zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit.Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës e shpall rezultatin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit e fton ta zërë vendin e tij”, bëhet e ditur në rregulloren e Kuvendit.

folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Në mbledhjen e zhvilluar nga kryesia në detyrë e Kuvendit, janë përcaktuar edhe ulëset për grupet parlamentare, ku sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme, grupi më i madh parlamentar (VV) do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë (LDK) në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë (PDK) në anën e majtë të kryesuesit. /GazetaExpress/

20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:31
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"
20:18
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot
20:01
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar
19:43
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar
14:30
Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
19:37
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!
19:04
Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer
20:33
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty
20:45
Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës
18:51
Vjosa Osmani me Sokol Halitin e LDK'së në Smirë të Vitisë për inaugurimin e shtatores së heroit Mirali Sejdiu
Sponsored
CYBEE

Protect your business
from modern threats

Endpoint security, cloud protection, and compliance reporting in one simple platform.

Book a Demo
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

të ngjashme

Horoskopi për ditën e sotme, 27 qershor 2022

Rozë
1436d më parë

"Një vit ma ka shtyrë, më ka munduar", Ledri rrëfen historinë me Sarën

Rozë
1437d më parë

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2022

Rozë
1437d më parë
FacebookTwitterWhatsAppEmail
folejaLiving
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Çelësi folesë tënde.
Shiko apartamentet
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet

Të Tjera

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Duke i evidentuar të rënët" Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

57d më parë
Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Faton Peci lundron në Liqenin Akumulues të Mitrovicës, flet për "gjendje të rënduar në dy vitet e fundit" aty

Lajme
57d më parë
Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Gazetari Rashiti tha se Dardanët i kanë keqpërdor biletat, i përgjigjet kryetari "Luli"

Sport
57d më parë
Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Intervistë, Rama/ Nga besimet fetare te dashuria për gjuhën: Jam i krishterë, edhe te fetë e tjerëve reflektohet i njëjti Zot

Lajme
57d më parë
Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Franca rifillon shërbimin ushtarak vullnetar

Lajme
58d më parë
Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Podujevë: Aksident mes një automjeti dhe motoçiklete, tre persona të lënduar

Lajme
58d më parë
“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

“Nëse nuk dorëzohen, të mërkurën në mëngjes…”- Trump me deklaratë të re për Iranin: Negociatat janë intensive, nuk largohemi në mes të luftës!

Lajme
58d më parë
Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Omani thotë se ka diskutuar opsionet e Ngushticës së Hormuzit me Iranin

Lajme
58d më parë
folejaLiving
Çelësi folesë tënde.
foleja juaj po ndërtohet!
Foleja Living
Shiko apartamentet