Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare.
Po për herë të parë në historinë e Shqipërisë parlamenti mori nën hetim me qëllim shkarkimin e presidentit të republikës me pretendimin e shkeljes së kushtetutës.
Pyetjes nëse zoti Meta do ta vijoj detyrën si president apo do të shkarkohet në 2020">2020 astrologia Meri Shehi i jep këtë përgjigje.
MERI SHEHU-Dua të them për parantezë se Ilir Meta kishte vendosur me 8 dhjetor të bënte një referendum popullor.
Nuk po flitet më për referendum popullor se u fut gjendja e jashtëzakonshme. Një natë përpara se të ndodhte tërmeti i kam shkruajtur Tedi Blushit dhe i kam thënë që keni këtë referendum se Ilir Meta do të bashkohet me Edi Ramën.
Të nesërmen ra një tërmet i madh jo se unë e parashikova tërmetin por kisha kuptuar forcat se këta të dy gjithsesi do të ndodhte diçka që të bëheshin bashkë. Nuk i besoj ndasive të mëdha në politikën shqiptare.
Nuk ndodhin nuk besoj të ndodhin shkarkime. Këta kanë interesa të ndërsjella dhe them se këta bashkë do të jenë në 2020">2020. Kjo bëhet në të mirë të Shqipërisë gjithsesi.








