Dy analistët e emisionit sportiv “Favorit” bë T7, Taulant Dajaku dhe Alban Lumi kanë debatuar për çështjen e Diant Ramajt.

Diant Ramaj, aktualisht është pjesë e Heidenheimit, si i huazuar nga Dortmund, teksa në grupmoshat e reja e ka përfaqësuar kombëtaren e Gjermanisë.
Kohëve të fundit janë rritur zërat se ai do të pranojë ftesën e Kosovës në muajin e ardhshëm.
Për këtë temë, analistët janë ‘përplasur’ me njëri-tjetrin.
Lumi tha se ai pritet t’i bashkohet Kosovës, teksa Dajaku tha se ai 1 milion përqind do të luajë për shqiptarët, ose për Kosovën ose për Shqipërinë./GazetaExpress/








