Federata e Xhudos së Kosovës ka njoftuar se xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka nuk kanë profile të vërteta në rrjetet sociale, Facebook e Instagram
Nuk dihet arsyeja pse ato nuk përdorin rrjetet sociale, teksa Federata e Xhudos njoftoi vetëm për pjesën që nuk kanë, përcjell Gazeta Express.
I vetmi prej tyre që përdor rrjetet sociale është Akil Gjakova.
Kujtojmë se në këto Lojëra Olimpike ekipi i xhudos "shpërtheu" me dy medalje të arta të fituara deri tash, nga Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Kështu, Kosova u bë me tri kampione olimpike në dy Olimpiadat që mori pjesë. /Gazeta Express/








