Një kohë të gjatë është spekuluar për mënyrën se si ka vdekur Rrahman Morina. Madje shumëkush ka thënë se ai është vrarë me armë zjarri, por videoja që është publikuar sqaron se si ka vdekur ai, nëse jo shkaktarët.
Rrahman Morina ishte figura më kontroverse në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta.
RTK-ja të hënën ka transmetuar një video të paparë më herët ku shihet Rrahman Morina, që rrëshqet nga ulësja e tij dhe bie poshtë.
Morina ka filluar karrierën e tij si efektiv policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës.
Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47-vjeçare, në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Ai ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia.
Për më shumë shikojeni pamjet e rralla filmike: – video nga minuta e 43 e 30 sekonda:
ARKIVI - Rrahman Morina 27.01.2020
Follow RTK: ARKIVI - Rrahman Morina 27.01.2020 Facebook: http://smarturl.it/RTKfb WEB: http://smarturl.it/RTKweb








