Në intervistën e fundit për emisionin "Canapé", kontabilistja Elvira Ibrahimi ndau përvojat e saj personale për paragjykimet dhe sfidat që ka hasur gjatë karrierës së saj.
Një nga komentet që ajo përmendi ishte: "A je lidhë me dikon në ATK?", duke ilustruar mënyrën se si shpeshherë sukseset e grave në fushat profesionale përbuzën.
Ibrahimi tregoi se një tjetër pyetje e shpeshtë që i është drejtuar është: "Kush t'ka bo ty drejtoreshë?", duke reflektuar mbi vështirësitë që ka hasur në përballjen me stereotipet gjinore dhe paragjykimet në vendin e punës.
Përkundër sfidave, ajo vazhdoi të shprehë vendosmërinë dhe përkushtimin e saj në profesion, duke inkurajuar gratë e reja që të mos lejojnë që këto paragjykime t'i ndalin nga arritjet e tyre profesionale.
Se çfarë tha më shumë rreth kësaj teme, mund ta zbuloni duke klikuar në videon më poshtë. /GazetaExpress/.








