Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për bisedimet LDK – LV për koalicion dhe për mundësinë që AAK-ja të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijim të qeverisë së re, raporton Gazeta Express
Ai ka deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për t’u takuar nga dikush prej Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sa i përket LDK-së dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktu kurrkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë. Nuk e dimë çka është duke ndodhur saktësisht, s'kemi qenë palë, nuk e dimë procesin. E kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë me kriju institucione”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryeministri në detyrë e kreu i AAK-së thotë se partia të cilën ai e udhëheq nuk është pjesë e ndonjë negociate.
“Ne nuk mundemi me kërku takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në. Unë s’kam qenë pjesë, Aleanca s'osht pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen, qoftë me LDK-në”, tha ai para mediave. /GazetaExpress/








