Bashkëpunimi i Edi Ramës me Aleksander Vucicin me qëllim të jetësimit të projektit të Minishengenit ka zemëruar faktorin politik kosovar, të cilët e kanë bojkotuar në plotëni një iniciativë të tillë. Ky bojkot nuk i ka pëlqyer kryeministrit shqiptar i cili të shtunën në krah me presidentin e Serbisë ka drejtuar kritika drejt Kosovës dhe ka ofenduar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinajn. E në këtë kohë replikash Tiranë-Prishtinë, ambasadorja e Kosovës në Ëashington, Vlora Çitaku dhe ajo e Shqipërisë, kanë publikuar një foto të përbashkët.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi me ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, duke ndjekur Koncertin e Organizuar nga Diaspora në DC në mbështetje të grave dhe fëmijëve të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, raporton Express
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se është tej mase mirënjohëse ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan për zemërgjerësinë e treguar këto ditë në ndihmë të Shqipërisë, derisa ka përgëzuar ambasadoren e Shqipërisë për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme.
“Përgëzime Floreta për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe, institucionet e Republikës së Kosovës dhe krerët politikë në vend e kanë bojkotuar plotësisht nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bashkërenduar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e një ‘minishengeni ballkanik’.
Mospjesëmarrja e Kosovës bëri që kryeministri Rama të hedhë akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do ta dëmtojë shtetin e Kosovës. /Express








