Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se pritet të bisedohet edhe për postin e presidentit në negociatat LDK-VV për krijimin e qeverisë së re.
“Unë nuk jam në ekip negociator dhe nuk më takon mua të flas për këtë. Por mendoj që tani është koha të bisedohet për postin e presidentit pasi është vënë në tryezë nga ana e LDK’së. Por gjithsesi, për këtë duhet të merremi vesh dhe të shtjellohet mirë në tavolinë. Deri më sot nuk ka pasur propozim për emra të përveçëm për këtë post”, ka thënë Abazi.
“Prej notës 1 deri në 10 për arritjen e një marrëveshje mendoj se jemi në notën 8. MPB ka mbetur tek ana e LDK’së tanimë. Posti i presidentit ka mbetur të bisedohet. Kemi ndarë ministritë. Gjithsesi formulimi për presidentin duhet të modifikohet. Nuk shoh kthim mbrapa për kryeparlamentarin” /Express/








