Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar ofertën që LDK-ja ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje gjatë negociatave për koalicion, raporton Gazeta Express
Abdixhiku ka shkruar se me LV-në ishin marrë vesh që përgjegjësitë ministrore të ndaheshin proporcionalisht në mes të dy partnerëve.
Tutje, që kryeministri dhe zëvendëskryeministri t’i takojnë LV-së e se kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër t’i takojnë LDK-së.
Ai ka bërë të ditur se në ditën që do të zgjidhet presidenti në vitin 2021 atëherë LV-së do t’i kalonte edhe një ministri, që të bëhej pastaj ndarja 6 plus 4.
“Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/








