Kosova e regjistroi mbrëmë një fitore për mbamendje ndaj Suedisë.
I madh e i vogël në Kosovë e në diasporë e shijoi dhe e festoi këtë triumf.
Natyrisht, ata që e festuan më së shumti ishin protagonistët – futbollistët.
Por, në dhomat e zhveshjes mbrëmë prezent ishte edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili u pa duke festuar bashkë me ekipin.
Kreu i futbollit kosovar e bëri më pas një postim në rrjetet sociale duke e shprehur gëzimin dhe lumturinë e tij.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të FFK-së. /Gazeta Express








