Adrien Uka është kualifikuar në çerekfinale të garave të tekbollit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Tekbollisti kosovar shkëlqeu edhe në ndeshjen e dytë, duke e mundur ukrainasin, Oleh Usychenko 2:1 në sete.

Paraprakisht, ai fitoi bindshëm 2:0 (12:3, 12:1) në sete, ndaj kroatit Dario Batalo.
Me dy fitore, Uka e fitoi Grupin G dhe rreth orës 14:30 e zhvillon takimin për kualifikim në gjysmëfinale. /Gazeta Express/








