Një aeroplan me më shumë se 170 pasagjerë, i cili ishte nisur drejt Kievit të Ukrainës, është rrëzuar disa minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Tehranit në Iran.
Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka gjasa që të gjendet ndonjë i mbijetuar. Një zyrtar iranian më vonë konfirmoi se asnjë person nuk ka mbijetuar në këtë aksident.
Këtë vlerësim e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës. Mediet lokale të këtij vendi raportuan se numri i njerëzve që kanë qenë në aeroplanin e rrëzuar mund të jetë rreth 180.
#BREAKING
Ukraine Airlines Boeing 737 crashes near Tehran, Iran; all 180 passengers reported dead pic.twitter.com/rnLDJISK0E
“Aeroplani u rrëzua pesë minuta pas ngritjes. Piloi nuk pati kontakt me kullën e vrojtimit dhe nuk dha njoftim për gjendje emergjente para rrëzimit”, tha zëdhënësi i aviacionit civil, Reza Jafarzadeh.

Raportohet se 147 prej personave të vdekur ishin shtetas të Iranit, ndërsa 32 kanë qenë nga shtete të tjera, transmeton Gazeta Express.
Video of moments after the plane crash.
Be advised:
There are UNCONFIRMED/UNOFFICIAL reports CLAIMING the IRGC shot down this plane by accident.pic.twitter.com/4UuhvhSzIn
Aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “Boeing 737-800” dhe i përkiste një kompanie ukrainase. Ai ishte prodhuar para më pak se katër vjetëve.
Nuk ka shenja se ky aksident është i lidhur me sulmin me raketa ndaj bazave ushtarake në Irak, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.








