Në natën më të veçantë të vitit, T7 sjellë gjithçka që ju nevojitet për një festë të paharrueshme.
Me muzikë të jashtëzakonshme, atmosferë festive dhe argëtim pa fund, nata qendrore e Vitit të Ri do të jetë një festë e madhe që do të pushtojë ekranet dhe zemrat tuaja!
Kjo natë sjell në ekranin tuaj më të mirët, ikonën e muzikës Afrim Muçiqi bashkë me grupin “Yjet”, derisa i ftuar është Shkelzen Jetishi-Xeni, një tjetër emër i dashur dhe i respektuar nga publiku.

Por ka edhe më shumë! Aktorë, TikToker-ë, valltarë dhe vetë stafi i T7 do të kujdesen për humorin, argëtimin dhe atmosferën festive.
Përgatituni për një mbrëmje ku yjet e skenës shqiptare dhe energjia pozitive do të jenë miqtë tuaj më të mirë për të mirëpritur Vitin e Ri! /GazetaExpress/








