Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar sot se marrëveshja e koalicionit nuk bën të vonohet më shumë, raporton Gazeta Express
Këto komente, i pari i Mitrovicës i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook ku ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodhë.
“Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranojë ofertën e fundit të JV-së”, thotë Bahtiri.
Ai u është kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu që tha sot se qëndrojnë prapa ofertës ku Lidhjes Demokratike i takon kryeparlamentari, presidenti dhe pesë ministri. /GazetaExpress/








