Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Samir Ujkani dhe Bleron Ajeti.
Bleron Ajeti ka dhënë mendimin e tij rreth ndeshjes finale dhe tregon pse e përkrahë Spanjën.
“Do të jetë një ndeshje e bukur sipas mendimit tim, janë dy kombëtare me mjaftë kualitet”, tha ai.
Por, ai dha një arsye të veçantë pse e përkrahë Spanjën.
“E përkrahi Spanjën sepse së pari luan futboll të bukur, por më shumë se ka lojtarë të Barcelonës shumë, duke filluar nga Xavi e Iniesta deri tash te Yamal, Pedri e Gavi”, tha ai.









