Akil Gjakova e ka vazhduar rrugëtimin e tij të sigurt në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Garuesi kosovar kaloi në rrethin e katërt të kësaj gare, ku do të përballet me amerikanin Jack Yonezuka, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, xhudisti pejan e eliminoi në rrethin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, garuesin nga Bahamas, Andreë Munnings, ndërsa në atë të dytë ishte më i mirë e finlandezi Valtteri Olin.
Kurse, në rrethin e tretë e mundi kazakun Zhansay Smagulov.
Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua nga kjo garë në rrethin e dytë në kategorinë deri në 70 kilogramë. /Gazeta Express/








