Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos.
Garuesi kosovar e mposhti në xhiron e dytë koreanin Heoncheol Kang, ndërsa po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes, shkruan "Gazeta Express".
Paraprakisht, xhudisti pejan në rrethin e parë e mundi rumunin Adrian Sulca.
Akili po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa krahas tij sot po garojnë edhe motra e tij, Nora Gjakova dhe garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha. /Gazeta Express/








