Ka nisur sot Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Akil Gjakova, Nora Gjakova e Dardan Cena kanë kaluar kundërshtarët e parë.
Akili, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, triumfoi ndaj kroatit Robert Klacar.
Kurse, Nora eliminoi finlandezen Pihla Matikainen.
Edhe Cena eliminoi një finlandez nga kjo garë. Ai mposhti Valtteri Olinin. /Gazeta Express/








