Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona Vushtrri. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./GazetaExpress/








