Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për dhunimin e një të miture në Kamenicë, raporton Express.
Sipas aktakuzës, i pandehuri M.K., më 14 nëntor 2019, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur, të cilën fillimisht e takon në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, aty bisedojnë, pastaj e kanos se do ta mbysë, do t’ia vrasë vëllanë dhe e detyron të ecë në këmbë drejt shtëpisë së saj, me ç’rast me përdorimin e forcës e fut mbrapa në veturën e tij dhe vazhdojnë rrugën në drejtim të një moteli në Gjilan, ku duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pambrojtur, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale. /Gazeta Express








