Albin Osmani ka shënuar sukses të madh, duke ia siguruar Kosovës medaljen e bronztë.
Këtë medalje ai e fitoi në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, që po mbahet në San Marino, përcjell Gazeta Express.
Kjo është medalja e parë e fituar në histori të Federatës së Boulingut të Kosovës, në një Kampionat Mesdhetar.
/Gazeta Express/








