"I ke shkuar Loredanës si gangster..."
Një debat i fortë ka ndodhur mes Laertit dhe Aldos.
Aldo: Unë të kam kursyer 3 muaj me këtë personazhin e xhentëllmenit.
Laerti: Ai jam.
Aldo: Nuk je ai Laert.
Laerti: Je xheloz?
Aldo: Nuk jam aspak xheloz. Por të kursej Laert, vazhdo shite këtë personazhin që kë krijuar. I ke bërtitur si kafshë edhe Valbonës edhe Gertës. I ke shkuar Loredanës si gangster.
Laerti: Kush je ti, avokati mbrojtës i tyre?
Aldo: Do tregoj fytyrën tënde.
Laerti: Me pëshpërima do e tregosh? Çfarë halli ke ti?
Aldo: Kam një, dy dhe tre. Ik tani mos u fry si kastravec.
Laerti: Kastraveci nuk është i fryrë.








