Almir Kryeziu është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së nëntë në Superligën e futbollit.
Futbollisti i Ballkanit ishte në superformë në fundjavën që shkoi duke i shënuar dy gola në fitoren 2:0 ndaj Ballkanit, për ta “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë.

Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës, shkruan “Gazeta Express”.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin. Synimet e Ballkanit, si gjithmonë, janë kreu i tabelës dhe besojmë që me punë do ta arrijmë objektivin tonë.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express









