Altina Mehmeti është një emër që po lë gjurmë në industrinë e bukurisë, duke transformuar pasionin e saj për manikyrin në një sukses të madh.
Me dy lokale të suksesshme, një në Shtime dhe një tjetër në Prishtinë, te rruga “Bajram Kelmendi”, Altina ka ndërtuar një brand të njohur, “Altina Nails”, i cili ofron shërbime të manikyrimit dhe pedikyrimit të cilësisë më të lartë.
Në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, Altina ka folur për rrugën e saj drejt suksesit, duke theksuar se gjithçka ka nisur nga pasioni dhe dëshira për të ofruar shërbime të shkelqyera për klientët e saj.
Ajo ndau me publikun historinë e saj, duke zbuluar sfidat që ka përballuar dhe përkushtimin që e ka shtyrë përpara.
Për Altinën, “Altina Nails” nuk është thjesht një biznes, por një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe për t’i ofruar çdo klienti një eksperiencë të veçantë.
Se çfarë më shumë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








