Karateisti nga Kosova, i cili qe një kohë është duke e përfaqësuar Shqipërinë, Alvin Karaqi, ka siguruar medalje në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Karaqi shkoi në gjysmëfinale falë dy fitoreve të regjistruara, krahas një humbjeje, të cilat ia mundësuan që ta sigurojë të paktën medaljen e bronztë, shkruan "Gazeta Express".
Tutje, Karaqi, i cili garon në kategorinë deri në 84 kilogramë, do ta kërkojë medaljen e artë, por fillimisht në gjysmëfinale do të ketë punë me një karateist nga Italia.
Shqipëria po tregohet e suksesshme në Lojërat Evropiane dhe garuesit e saj pritet të rikthehen në atdhe me disa medalje. /Gazeta Express/








