Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke uruar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është tejet i vonuar.
Ambasada ka lëshuar komunikatë, përmes së cilës urojnë Glauk Konjufcën, i cili sot u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe urojmë kryeparlamentarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për zgjedhjet e tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Express.
Ndërkaq ambasada britanike konsideron se është vonuar shumë krijimi i Qeverisë.
“Pothuajse tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, formimi i qeverisë është tejet i vonuar”, thuhet në urimin e kësaj ambasade”, thuhet në shkresë.
Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk ka arritur të merret vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të cilën po negocionte për krijimin e Qeverisë. /Express/








