Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reguar i befasuar ndaj rastit të futbollistit serb Ilija Ivic, të cilit iu larguan prindërit nga puna si hakmarrje nga Komuna e Graçanicës pasi që ai pranoi të luajë për Kombëtaren e Kosovës.
Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë prindërit e të riut janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës, transmeton Gazeta Express.
Ditë më parë, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.
Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.
“Kjo është tronditëse! Futbolli ka të bëjë me respektin, i kalon kufijtë, është integrim, është thjesht ta shijosh të qenët me njëri-tjetrin. Kjo është edhe fryma me të cilin Federata e Gjermanisë e mbështet Federatën e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Heldt.
“Idealet e këtij sporti duket se nuk i ndajmë me disa njerëz”.
This is shocking! ⚽ is sharing, ⚽ is respect, ⚽ is crossing boundaries, ⚽ is integration, ⚽ is simply enjoying being together. That is also the spirit in which ?? with @DFB supports @FFK_KS. Sports ideals apparently not shared by some people. #nosegregation #footballunites https://t.co/KlGxWNcj7B
Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Gazeta Express/








