Kampionet olimpike të Kosovës e pritën një mysafir special sot.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, i ka vizituar fitueset e medaljeve të arta olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, që ishin të shoqëruara nga trajneri i tyre i suksesshëm, Driton Kuka, shkruan “Gazeta Express”.
Federata e Xhudos së Kosovës e ka vlerësuar vizitën e ambasadorit, të cilin e falënderuan për përkrahje gjatë qëndrimit të ekipit kosovar në Japoni.
Nga ana e tij, ambasadori Kiçmari solli përshëndetje nga Japonia, vend ky ku është lindur sporti i xhudos. /Gazeta Express/








