Katër ditë pas zgjedhjes së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë
“Zhgënjyes që Këshilli Prokurorial i Kosovës dështoi ta ndiqte rregulloren e vet për zgjedhjen e shefave për Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Zyrës në Prishtinë”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës.
Tutje, shkruhet se KPK-ja duhet t'i ndjekë rregullat për një proces transparent.
“Ne ju dëshirojmë drejtuesve të sapozgjedhur sukses, por KPK duhet të ndjekë rregullat e veta për një proces transparent”.
Ndryshe, Blerim Isufaj është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë Speciale dhe Kujtim Munishi kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.








