Sonte për darkë banorët hëngrën pulë të pjekur, e kjo pulë u bë shkak që Artani e Ana të luajnë “jadec”.
Artani ishte ai që vendosi ta thyente ashtin me Anën, të cilës ia tregoi rregullat e lojës.
Mirëpo, si duket Ana nuk e kuptoi aq mirë, pasi Artani e fitoi lojën menjëherë.
Çka është “Jadeci”?
Një asht specifik të pulës e përdorin njerëzit për ta luajtur lojën “Jadec”. Me thyerjen e ashtit fillon edhe loja, por para thyerjes së tij, palët bien dakord që personi që humb duhet të bëjë një sfidë, ose t’i japë diçka fituesit, nuk ka rëndësi.
Në momentin që personi, me të cilin e keni thyer ashtin, të jep diçka në dorë dhe ti e merr pa thënë “e di”, e ai të thotë “jadec”, ti e humb lojën, që do të thotë se duhet të kryesh sfidën për të cilën keni rënë dakord para nisjes.








