Unai Emery është më në diskutim se kurrë në pankinën e Arsenalit, për shkak të rezultateve mjaft të dobëta të topçinjve në këtë pjesë të parë të sezonit, ndërsa së fundi është lakuar emri i Carlo Ancelottit si pasues i mundshëm.
Ky i fundit nuk po kalon një moment fort të mirë te Napoli dhe vetëm barazimi i mbrëmshëm 1-1 në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit, ka rikthyer disi qetësinë, ndërsa vetë Ancelotti pas ndeshjes, mohoi zërat për një kalim te Arsenal.
“E kam kokën e thinjur dhe jam mjaftueshëm me eksperiencë për të kuptuar që bëhet fjalë vetëm për zëra merkatoje. Unë vazhdoj të qëndroj te Napoli gjithsesi”, deklaroi Ancelotti, që ka kontratë me napolitanët deri në verën e 2021-shit.








