Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se nuk ka treguar mungesë respekti ndaj gjyqtarit, pavarësisht se u ndëshkua me karton të kuq pas një goli të anuluar në fund të ndeshjes që u mbyll baras 1:1 me Manchester Unitedin.
Ancelotti u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes për t’u ballafaquar me gjyqtarin Chris Kavanagh, pasi goli i Dominic Clavert-Lewin u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i, transmeton Gazeta Express.
Gylfi Sigurdsson ishte i shtrirë në pozitë jashtë loje përballë portierit të Unitedit, Davide de Gea, kur u shënua gola, prandaj VAR-i ndërhyu për ta anuluar atë.
Ancelotti tha se mendonte se mesfushori nuk ia kishte penguar pamjen portierit spanjoll.
Italiani tha se do të zhgënjehej nëse atij i ndalohet paraqitja në Stamford Bridge kundër ish-skuadrës, Chelsea, të dielën e ardhshme, si pasojë e kartonit të kuq.
“Gjyqtari nuk dha asnjë shpjegim. E pyeta të ma jepte një. Pas ndeshjes pati keqkuptime në fushë, ai më përjashtoi, pas kësaj i fola me qetësi atij”, tha Ancelotti.
“Dua ta mbaj këtë bisedë private, tani ai do ta bëj raportin për t’ia dërguar Federatës së futbollit dhe pastaj shohim. Por natyrisht se nuk e kam ofenduar, por e kuptoj se pas ndeshjes ka shumë presion për shkak të shumë vendimeve të rëndësishme por nuk është se tregua mungesë respekti ndaj tij”, shtoi ai. /Gazeta Express/








