Në ndeshjen e tij të parë në 17 muaj që nga humbja e kampionatit të unifikuar në pesha të rënda, boksieri meksikan, Andy Ruiz u rikthye në ring.
Edhe pse pësoi një nokdaun të hershëm, Ruiz arriti të rikthehej dhe ta fitonte duelin me vendim unanim të gjyqtarëve (117-110, 118-109, 118-109), shkruan Gazeta Express.
Ruiz u rrëzua në raundin e dytë, por arriti që me performancë të lartë të bindte tre gjyqtarët për fitore.
Ai nuk kishte boksuar që nga viti 2019, kur e humbi titullin e kampionit nga Anthony Joshua.








