Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Dushi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se “Presidenti i Kosovës bënë mirë që letrën për mandatar t'ia lë Kurtit nën pragun e zyrës dhe ai ta marrë natën tinëz”.
Ndryshe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur dy letra në adresë të Kurtit për takim, por që ishin refuzuar nga ana e Albin Kurtit.
Lideri i VV-së të dielën ka thënë se mandatarin për krijimin e qeverisë mund t'ia japë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e jo presidenti i vendit.
Ky është postimi i plotë i Florian Dushit:
‘A bon me ta lon te pruga mandatin, e ti dil e merre natën, tinëz?’. ka shkruar Dushi.








