Angelina Jolie ka shitur 50 për qind të aksioneve të saj në verarinë Chateau Miraval e cila vlenë 164 milionë dollarë, e të cilën ajo e zotëron në bashkëpronësi me ish burrin e saj Brad Pit
Pitt e ka konsideruar më parë këtë vendim të aktores si “shenjë hakmarrje sistematike” kundrejt tij, të cilën gjë e ka cekur edhe në padi.
Ylli i filmit Maleficent (46) ka shitur aksionet të grupi i verërave Tenute del Mondo – pjesë e Stoli Grup, i cili numëron markat e njohura Masseto dhe Ornellaia në portogolin e tyre.


Në shtator, kur Anglina e kishte në plan për t’i shitur aksionet ajo u quajt “hakmarrëse” dhe fajtore për “pengim sistematik” në një padi që e ngriti kundër saj Brad.
Ajo ishte akuzuar se u përpjek për ta larguar nga marrëveshje aktorin i cili ka 50 për qind të vreshtës, të cilën e kishte në pronësi kompania e saj Nouvel.

Padia tregoi që Miraval është në pronësi të Quimicum, një kompani me të cilën Pitt i kishte 60 për qind të aksioneve derisa Jolie kishte 40 për qind me Nouvel.
Tri vite para se ai dhe Jolie të ndahen, Pitt transferoi 10 për qind të aksioneve të Mondo Bongos në Nouvel, duke e bërë atë aksionare 50/50 me Quimicum.
Sipas padisë, transferimi për 10 për qind është i pavlefshëm pasi që ishin “shitur” për vetëm 1 euro, pra një shumë “jo serioze” që kërkohet sipas Ligjit të Luksemburgut. /GazetaExpress/










