Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj i ka adresuar disa kritika Shqipes.
Ajo e ka kritikuar atë për tonin e zërit, si dhe për mënyrën sesi sipas saj, i përdor “personat e jashtëm”, duke iu referuar të dashurit të Santianës dhe të fejuarës së Bucit.
“Shqipe, mos e tepro. E kuptoj që je një personazh me shumë ngjyra, del përditë një Shqipe tjetër, e bën këtë me paramendim, është pjesë e lojës tate, ke edhe guximin të ballafaqohesh sy më sy, por kjo nuk të jep të drejt t’i ofendosh dhe t’i përdorësh personat e jashtëm”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.








