Gjykata e Apelit gjatë vitit 2019, ka arritur të zgjidh gjithsej 17 mijë e 600 lëndë prej gjithsej 29 mijë lëndëve sa kanë qenë në këtë gjykatë.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala këto të dhëna i bëri të ditur me rastin e shpalosjen së punës për vitin 2019 të kësaj gjykate.
Shala tha se përkundër fluksi të madh të ankesave që kanë pranuar këtë vit, kanë arritur t’i zgjidhin mbi 1300 lëndë të vjetra.
Sukses më të madh të këtij viti e ka konsideruar zgjidhjen e më shumë se 3 mijë lëndëve të departamentit civil prej mbi 6 mijë lëndëve të pranuara gjatë vitit 2019.
Ai kërkoi që viti 2020 të shpallet viti i drejtësisë civile, për çka kërkoi edhe rritje të numrit të gjyqtarëve, pasi sipas tij në këtë divizion ka numër të vogël të gjyqtarëve.
Si të arritur ka veçuar edhe krijimin e departamentit special në kuadër të Gjykatës së Apelit, e cila gjatë këtij viti ka pranuar 17 lëndë, prej të cilave 7 janë kryer.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala deklaroi se në fushën e korrupsionit janë zgjidhur 88 lëndë, derisa gjatë vitit kanë pranuar 89 lëndë, derisa nga viti 2018 janë bartur 18 lëndë.
Sipas tij, ngecja në shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit po ndodh për shkak të ngecjeve profesionale duke filluar nga hetuesit, prokurori dhe gjyqtari.
Lidhur me rastin e ashtuquajtur “Pronto” kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala tha se posa ta pranojnë së ankesë do e shqyrtojnë shpejt.
Kreu i Gjykatës së Apelit lidhur me punën e kësaj gjykate në Mitrovicë tha se ka pak neglizhencë atje, por që sipas tij në këtë vit situata është më mirë, por që ende Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk i ka emëruar gjyqtarët e rinj në atë gjykatë.








