Ish-presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi po qëndron në Arabinë Saudite në një Panair, ndërsa krahas biznesit, ka gjetur kohë të takohet edhe me përfaqësues të sportit në këtë vend.
Ata e kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në futbollin kosovar, por edhe për bashkëpunim, më saktësisht për të marrë futbollistë nga Kosova në vendin e tyre, por edhe trajnerë.
Gjithashtu, edhe që klubet saudite të vijnë për ta kryet fazën përgatitore në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Remzi Ejupit në faqen e tij në rrjetet sociale. /Gazeta Express








