Prezantuesja e njohur Arbana Osmani para disa ditësh është bërë nënë për herë të dytë.
19 tetori ishte dita më e bukur e Arbanës dhe Eduart Grishajn, sepse ata u bënë prindër të një djali me emrin Dielli.
Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falënderoi të gjithë për urimet, shkruan Gazeta Express.
Arbana Osmani vazhdimisht ka mbrojtur jetën e saj private, kështu duke qenë shumë e rezervuar sa i përket kësaj pjese.
Por gjatë kësaj kohe Arbana është “shliruar” paksa duke na treguar edhe disa nga momentet më të bukura nga lindja e djalit.
Kujtojmë se ajo ditën e djeshme ka postuar edhe disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku u shfaq me një trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saja trupore edhe pas lindjes që kishte bërë vetëm një javë më parë./Gazeta Express/











