OFAP organizoi festën e fundvitit për fëmijët pa kujdes prindëror. Nga të hyrat e grumbulluara përmes fushatës ‘Një euro nga ju – Një dhuratë për mua’ dhe në bashkëpunim me bizneset e shumta që përkrahën në forma të ndryshme, u arrit qëllimi që këta fëmijë të gëzohen me dhuratat që i kërkuan për këtë fundvit.
Aktiviteti u zhvillua në hapësirat e Albi Mall në Prishtinë. Aty fëmijët vizituan kinemanë Cineplexx, ku shikuan filmin Frozen 2. Fëmijët i befasoi ardhja e Babadimrit me plot dhurata. Ata gjithashtu u zbavitën me lojërat e shumta në ambientin e Playland.
Përmbyllja e vitit me një organizim të tillë, i suksesshëm falë angazhimit të stafit të organizatës dhe përkrahjes së jashtëzakonshme nga persona të shumtë dhe biznese të ndryshme, na frymëzon të gjithëve në OFAP për një vit të ri edhe më të suksesshëm.
OFAP falënderon KFC, Albi Mall, Cineplexx, Albi Hipermarket, Playland Kosova, Dukagjini, Herta, ASHA, Hotel Sirius, Bomb Doner, Pide’ko, ETC, Kosmonte Foods, Radio Capital FM, Viva Fresh Store, Qendra diagnostike endokrinologjike – ElitaPlus.
Gjithashtu, falënderojmë të gjithë personat që kontribuan me shuma të ndryshme për të plotësuar dëshirat e fëmijëve, dhe që sollën buzëqeshje në fytyrat e tyre.












