Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Gazetari i sportit, Arlind Sadiku është lidhur direkt nga Berlini në studion e “Favoritit”, para finales së madhe Spanjë – Angli.
Ai e bëri shqiponjën përsëri, me kërkesën ekskluzive të Ismet Munishit.
Sadiku shtoi tutje duke thënë se është kritikuar shumë, por ëshë në finale, njëjtë si Gareth Southgate, duke shkaktuar të qeshura në studion e “Favoritit”.
Ai nuk i ndali falënderimet dhe lëvdatat për emisionin “Favorit”, duke shprehur kënaqësi që i është dhënë mundësia me qenë pjesë e emisionit.
“Kur e pashë panelin, me shumë kënaqësi doja të isha pjesë e këtij emisioni, pasi më keni përkrahë gjithmonë”, përfundoi ai.








