Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Ferizaj, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në telefonin e të dyshuarve u është gjetur një video incizim
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që në telefonin mobil u është gjetur një video incizim ku shihet një person i pa njohur i gjinisë mashkullore duke u keqpërdorur seksualisht”, ka bërë të ditur policia”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Express








