Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person nga Istogu është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje me një familjar të tij, ka filluar t’i thyejë orenditë e shtëpisë, shkruan Gazeta Express.
Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin, derisa i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K-shqiptar, ka filluar t’i thyejë orenditë e shtëpisë. Më 28.11.2019 njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë. /GazetaExpress.








